Futbollisti turk, Merih Demiral, doli me një ide për ta ndihmuar Turqinë pas termetit shkatërrues që ndodhi ditë më parë.
Mbrojtësi i Atalantas, doli me një deklaratë në llogarinë e tij në rrjetet sociale, ku ftoi futbollistët të hedhin në ankand fanellat e tyre, dhe me parat e mbledhura nga shitja të ndihmohen familjet me nevojë në Turqi.
Kjo ide u përkrah nga shumë futbollistë, e ndër ta edhe emrat më të mëdhenjë në dekadat e fundit.
Ndër të parët që përkrahen idenë e Demiralit, ishin futbollisti i Juventusit, Leonardo Bonucci, portugezi Cristiano Ronaldo dhe argjentinasi Paolo Dybala.
Kësaj nisme u bashkuan edhe yjet e PSG-së, Lionel Messi, Kylian Mbappe, Neymar, edhe Gianluigi Donnarumma.
Futbollisti turk i Interit Hakan Calhanoglu, së bashku me ata të Manchester Cityt, Haaland, Gundogan, De Bruyne, dhe Eden Hazard i Real Madridid, janë ndër emrat e tjerë që e përkrahën idenë e Demirelit.
Lista vazhdon me Alvaro Moratan e Antonio Griezmannin nga Atletico Madridi dhe lojtarët e Tottenhamit Kulusevski e Harry Kane.