RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe BotëTurqi

Shumë fëmijë të shpëtuar dhe ndihmë nga e gjithë bota për Turqinë dhe Sirinë

shume-femije-te-shpetuar-dhe-ndihme-nga-e-gjithe-bota-per-turqine-dhe-sirine

Shumë fëmijë të shpëtuar pesë ditë më vonë në Turqi dhe Siri, ndërkohë që gjithë bota po dërgon ndihma në zonat e prekura nga tërmeti i 6 shkurtit.

Shumë fëmijë u nxorrën të gjallë nga rrënojat të premten në Turqi dhe Siri, pesë ditë pas tërmetit që vrau më shumë se 23 000 persona duke bërë që edhe regjimi i Damaskut të pranojë dërgimin e ndihmës ndërkombëtare në zonat e kontrolluara nga rebelët.

Dje, një djalë gjashtë vjeçar, Moussa Hmeidi, u nxorr i gjallë nga rrënojat, me brohoritje, në një lokalitet në veriperëndim të Sirisë.

Në jug të Turqisë, në Antakia, në orën e 105-të pas tërmetit, shpëtimtarët nxorrën të gjallë një foshnjë 18-muajshe, Yusuf Huseyin, nga mbeturinat e një ndërtese, dhe më pas, 20 minuta më vonë, vëllain e tij Muhammed Huseyin.

Dy orë më parë, në këtë qytet të shkatërruar nga tërmeti tashmë ishte shpëtuar Zeynep Ela Parlak, një vajzë trevjeçare.

Në rajonin e Gaziantepit, ushtarët spanjollë shpëtuan gjithashtu një nënë dhe dy fëmijët e saj nga rrënojat, dje pasdite.

Në Nurdagi, në të njëjtën provincë, Zahide Kaya, gjashtë muajshe shtatzënë, u nxorr e gjallë pas rreth 115 orësh të kaluar nën një grumbull rrënojash.

Një orë më parë, vajza e saj gjashtëvjeçare Kubra ishte shpëtuar gjithashtu.

Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut bëri thirrje në të njëjtën ditë për “një armëpushim të menjëhershëm” në Siri për të lehtësuar mbështetjen për popullatat e prekura atje.

Sepse nëse ndihma humanitare është shumë e madhe për Turqinë, po të kemi parasysh se vetëm Gjermania njoftoi dje se po dërgonte 90 tonë materiale me avion – qasja në Siri në luftë, regjimi i së cilës është nën sanksione ndërkombëtare, është më i ndërlikuar.

Aktualisht, pothuajse të gjitha mallrat e furnizuara në këtë kontekst në zonat rebele kalojnë tranzit nga Turqia përmes pikës së kalimit Bab al-Hawa, e vetmja e garantuar aktualisht nga OKB.

“Këshilli i Ministrave ka pranuar dërgimin e ndihmave humanitare për të gjithë territorin sirian, përfshirë zonat jashtë kontrollit të shtetit”, njoftoi qeveria siriane.

Ajoi saktësoi se shpërndarja e tyre duhet të “mbikëqyret nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe Siriane, me mbështetjen e OKB-së”.

Në Damask, një përfaqësuese e Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR), Sivanka Dhanapala, paralajmëroi se “deri në 5,3 milionë njerëz në Siri mund të mbeten pa strehë për të jetuar për shkak të tërmetit”.

Programi Botëror i Ushqimit (WFP) pretendon 77 milionë dollarë për të siguruar ushqim për 874 000 njerëz të prekur nga tërmeti në Turqi dhe Siri.

OBSH vlerëson se 23 milionë njerëz janë “të ekspozuar potencialisht, duke përfshirë rreth pesë milionë njerëz të cenueshëm” dhe ka frikë nga një krizë e madhe shëndetësore që do të shkaktonte më shumë dëme sesa tërmeti.

Organizatat humanitare janë veçanërisht të shqetësuara për përhapjen e kolerës, e cila është rishfaqur në Siri.

”Lëvizja Olimpike do të japë një milion dollarë në rast urgjence për të ndihmuar atletët, refugjatët dhe njerëzit e zhvendosur në rajonet e prekura nga tërmeti i së hënës në Turqi dhe Siri”, njoftoi IOC.

Related posts

Tërmet në Shqipëri

admin

Moskë, mbahet Forumi i 19-të Ndërkombëtar Musliman

admin6

Izraeli nuk dorëzon trupin e të burgosurit palestinez të vdekur

admin