RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Identifikohet autori i sulmit ndaj Shtëpisë Turke në New York

identifikohet-autori-i-sulmit-ndaj-shtepise-turke-ne-new-york

Autoritetet kanë identifikuar personin që kreu sulm ndaj selisë diplomatike turke në New York, e njohur si Shtëpia Turke (Türkevi), transmeton Anadolu.

Zyrtarët turq kanë ndarë informacionin identifikues për autorin me Departamentin e Policisë së New Yorkut.

Recep Akbıyık, shtetas turk që është larguar nga Turqia vitin e kaluar, është ende në arrati, tha policia.

Ai raportohet se është i pastrehë dhe ka probleme mendore.

Shtëpia Turke në New York, ndërtesë e dedikuar për misionet diplomatike dhe ngjarje kulturore e cila u hap në vitin 2021, pikërisht përballë OKB-së, u sulmua të hënën.

Akbıyık theu xhamat e ndërtesës në orën 3:14 të mëngjesit me kohën lokale.

Nga sulmi nuk pati të lënduar, por 12 dritare dhe dyert e ndërtesës u dëmtuan.

Autoritetet turke e dënuan ashpër sulmin dhe u kërkuan autoriteteve vendase të gjenin sulmuesin dhe të siguronin mbrojtjen e nevojshme për të garantuar sigurinë e misioneve të tyre diplomatike.

Related posts

“Sulmi i Iranit u paralajmërua”- Ilda Zhulali: Është një kujtesë se me çfarë do të duhet të përballet Izraeli çdo ditë nëse…

admin

Ush’tria iz’raelite tërhiqet nga pjesa lindore e Deir Al-Balah duke lënë pas shumë të vr’arë

RTI

Erdogan: Turqia do të bëhet më e fuqishme për të parandaluar kërcënimin e një grusht shteti tjetër

admin