RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Raport: Dhjetëra xhami të sulmuara në Gjermani në vitin 2022

raport:-dhjetera-xhami-te-sulmuara-ne-gjermani-ne-vitin-2022

Të paktën 35 xhami u sulmuan në Gjermani vitin e kaluar, ndërsa shumica e këtyre sulmeve ishin të motivuara nga islamofobia dhe ekstremizmi i djathtë në vend, tregoi një raport i ri të publikuar nga organizata turko-islame DITIB, transmeton Anadolu.

Zyra kundër diskriminimit e DITIB-it publikoi së fundmi një raport prej 32 faqesh që analizon krimet e urrejtjes, kërcënimet dhe sulmet ndaj xhamive dhe organizatave islame në Gjermani në vitin 2022.

Sipas ekspertëve të DITIB-it, dhuna antimuslimane ishte e lidhur ngushtë me zhvillimet sociale dhe politike në vend, si dhe me debatet publike për imigrantët, muslimanët dhe Islamin.

“Debatet polarizuese dhe joobjektive, rritja e stigmatizimit (veçanërisht demonizimi i muslimanëve), po çojnë në një rritje të sulmeve ndaj xhamive”, shkruajnë ekspertët në raportin e tyre.

Në vitin 2022, të paktën 35 xhami u shënjestruan në sulme, 19 prej tyre të motivuara nga islamofobia dhe tetë sulme të tjera të kryera nga ekstremistët e krahut të djathtë.

Në shtatë raste, sipas raportit, ndjenjat antiturke ishin motivimi kryesor i të dyshuarve.

Ekstremistët e krahut të majtë dhe pasuesit e grupit terrorist PKK ishin po ashtu pas disa sulmeve ndaj xhamive.

Vitet e fundit, Gjermania ka dëshmuar një rritje të racizmit dhe islamofobisë, të nxitura nga propaganda e grupeve dhe partive të së djathtës ekstreme që kanë shfrytëzuar krizën e refugjatëve dhe janë përpjekur të ngjallin frikë nga imigrantët.

Gjermania, me mbi 84 milionë banorë, ka popullsinë e dytë më të madhe muslimane në Evropën Perëndimore pas Francës. Sipas shifrave zyrtare, në Gjermani jetojnë gati pesë milionë muslimanë.

Related posts

Konfiskohen mbi 35 kg marihuanë në Gjakovë, arrestohet një person

admin

Erdoğan: Korridori i Zangezurit forcon lidhjet Turqi-Azerbajxhan

Muhamet Ramadani

LVV kalon mbi 46% të votave nga rezultati i përgjithshëm, procesi i numërimit po vazhdon

Kushtrim Guraj