RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

IDF: Izraeli ka armët që i nevojiten në Gaza edhe pa furnizimet e SHBA-së

idf:-izraeli-ka-armet-qe-i-nevojiten-ne-gaza-edhe-pa-furnizimet-e-shba-se

Zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF) Daniel Hagari thotë se ushtria izraelite ka armët që i nevojiten për misionet që po planifikon në Gaza, pas paralajmërimeve të presidentit amerikan Joe Biden për furnizimet me armë.

Hagari u pyet nëse ushtria izraelite ishte gati për një betejë në Rafah në Gazën jugore pa armë amerikane. Biden tha të mërkurën se Shtetet e Bashkuara do të ndalonin dërgesat e disa armëve për Izraelin nëse ai vazhdon fushatën e tij në qytetin jugor të Gazës, Rafah.

“IDF ka armë për misionet që po planifikon. Dhe gjithashtu për misionet në Rafah, ne kemi armët që kërkojmë. Ndihma ushtarake e Shteteve të Bashkuara për Izraelin dhe IDF deri më tani ka qenë e paprecedentë gjatë gjithë luftës.””, tha Hagari. /abcnews

Related posts

Kurti kujton masakrën e Qyshkut: S’ka asnjë të dënuar me aktgjykim përfundimtar

admin

Serbia reagon ndaj vendimit të BE-së për liberalizimin e vizave me Kosovën

rezart morina

Presidenti serb Vuçiq i jep mandatin ministrit të Mbrojtjes Vuçeviq për të formuar qeverinë e re

admin