RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

IFRC: 6,6 milionë njerëz jetojnë në zonat e prekura nga tërmeti në Marok

ifrc:-6,6-milione-njerez-jetojne-ne-zonat-e-prekura-nga-termeti-ne-marok

Federata Ndërkombëtare e Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe (IFRC) njoftoi se 6,6 milionë njerëz jetojnë në zonat e prekura nga tërmeti në Marok, transmeton Anadolu.

IFRC-ja publikoi një raport të ri mbi gjetjet në lidhje me tërmetin e javës së kaluar në Marok.

Sipas raportit, Maroku u trondit nga një tërmet me magnitudë 6,8 ballë rreth orës 23:00 me kohën lokale më 8 shtator dhe një pasgoditje me magnitudë 4,9 ndodhi 19 minuta më vonë.

Tërmeti, epiqendra e të cilit u përcaktua në Malet e Atlasit të Lartë, 71 kilometra në jugperëndim të qytetit të Marrakeshit, është ndier edhe në Portugali dhe Algjeri.

Rreth 380 mijë njerëz jetojnë brenda 50 kilometrave nga epiqendra e tërmetit dhe 6,6 milionë banorë jetojnë në zonat e prekura nga tërmetet, thuhet në raport.

Ministria marokene e Punëve të Brendshme ka bërë të ditur se, sipas të dhënave të fundit, 2.946 njerëz kanë humbur jetën dhe 5.674 janë lënduar si pasojë e tërmetit.

Related posts

Profesionistët e Teknologjisë Informative të Komunave mbesin jashtë ligjit të ri të pagave – ata nuk kategorizohen si ekspertë

RTI

Maqedonia e Veriut blen një sistem të mbrojtjes ajrore nga Franca

admin

Vazhdojnë protestat para Bashkisë së Tiranës

RTI