RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

IHMK: Sot priten stuhi e rrufe, shmangini shëtitjet në natyrë

ihmk:-sot-priten-stuhi-e-rrufe,-shmangini-shetitjet-ne-natyre

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka bërë thirrje të shmangen shëtitjet ose punët në natyrë dhe kaosi në komunikacion pasi gjatë së martës pritet të ketë stuhi dhe rrufe.

IHMK-ja i ka ftuar për kujdes barinjtë që i ruajnë delet në viset e larta pasi tha se rrufeja i godet në tufë.

“Këshillohet që gjatë këtyre kushteve të rënda meteorologjike të mos krijojmë kaos, sidomos në komunikacion, të ju shmangim shëtitjeve ose punëve të natyrës së ndryshme në pyje, sepse ky mot parashihet të shoqërohet me stuhi, rrufe e në vende të kufizuara do të ketë kushte edhe për reshje, breshëri dhe erëra të fuqishme. Kujdes të kenë barinjtë të cilët i ruajnë delet në vise të larta sepse rrufeja i godet në tufë, për shkak të disa faktorëve specifikë, përçueshmërisë së lartë dhe afërsisë së tyre, sepse kur rrufeja godet tokën e gjithë ajo energji përhapet nëpër tokë në një perimetër të gjerë”, thuhet në komunikatë.

Related posts

Arrestohet në Kosovë shtetasi turk i kërkuar nga INTERPOL-i për shfrytëzim të miturve

admin

Mali, Nigeri dhe Burkina Faso krijojnë aleancën e re të mbrojtjes AES

admin

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së dënon sulmin terrorist në Stamboll

admin