RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

IKD i bën thirrje KPK-së të shpallë konkursin për Kryeprokuror të Shtetit

ikd-i-ben-thirrje-kpk-se-te-shpalle-konkursin-per-kryeprokuror-te-shtetit

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) i ka bërë thirrje Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK) që të shpallë sa më parë konkursin për Kryeprokuror të ri të Shtetit, duke theksuar se një proces i rregullt dhe meritor do të ishte sinjal pozitiv për reformën brenda këtij institucioni.

Sipas IKD-së, Kosova është pa Kryeprokuror të Shtetit që nga prilli i vitit 2022 dhe institucioni i Prokurorit të Shtetit vazhdon të funksionojë me ushtrues detyre.

IKD rikujton se më 17 tetor 2023, presidentja Vjosa Osmani nuk e kishte dekretuar kandidatin e propozuar nga KPK për këtë pozitë, duke e kthyer procesin në këtë institucion. Megjithatë, sipas tyre, që nga ajo kohë KPK nuk ka ndërmarrë hapa për zhvillimin e një procesi të ri transparent dhe meritor.

Prandaj, IKD kërkon nga KPK që pa vonesë të shpallë konkursin dhe të zhvillojë një proces të rregullt për përzgjedhjen e Kryeprokurorit të ri të Shtetit, në mënyrë që të shmanget thellimi i zbrazëtisë institucionale dhe të ruhet besimi i publikut në sistemin prokurorial.

Related posts

Disa emigrantë, përfshirë një fëmijë, humbin jetën në përpjekje për të kaluar Kanalin Anglez

Muhamet Ramadani

Lirohet nga Haga Haxhi Shala, arrin në Kosovë

Muhamet Ramadani

Zyra e prokurorit të Ankarasë: Turqia dhe Libia hetojnë së bashku rrëzimin e aeroplanit

Muhamet Ramadani