RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

IKSHPK apelon qytetarët për kujdes të konsumimit të ushqimit në temperaturat e larta

ikshpk-apelon-qytetaret-per-kujdes-te-konsumimit-te-ushqimit-ne-temperaturat-e-larta

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike u ka bërë apel qytetarëve që gjatë temperaturave të larta në ditët e fundit në Kosovë, të kujdesen për sigurinë e ushqimit që e konsumojnë.

IKSHPK thotë se përmes ruajtjes dhe përgatitjes adekuate të ushqimit mund të parandalohen rritjet e baktereve, si dhe shmangia e helmimit përmes ushqimit.

“Në ditët me temperatura të larta, është shumë e rëndësishme që të kujdesemi për sigurinë e ushqimit që e konsumojmë. Përmes ruajtjes dhe përgatitjes adekuate të ushqimit, mund të parandalojmë rritjen e baktereve; ruajmë freskinë e ushqimit; shmangim helmimet përmes udhqimit; i ruajmë vlerat ushqyese të tij dhe mundësojmë të zgjatet afati i përdorimit të ushqimit. Kujdesi për sigurinë e ushqimit gjatë verës nuk është vetëm një zakon i mirë, por një nevojë për shëndetin dhe mirëqenien tuaj”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Related posts

Holandë, afro 5 tonë kokainë të sekuestruara brenda një jave në Portin e Roterdamit

admin

Pozita strategjike e Banjskës u dha zemër terroristëve për sulm ndaj Policisë së Kosovës

rezart morina

Mbi 236 mijë lëndë në pritje për t’u zgjidhur nëpër gjykatat e Kosovës

rezart morina