RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

IKSHPK bën apel të vlohet uji për pije: Masë e domosdoshme për të parandaluar shpërthime epidemike

ikshpk-ben-apel-te-vlohet-uji-per-pije:-mase-e-domosdoshme-per-te-parandaluar-shperthime-epidemike

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik sërish u ka bërë thirrje qytetarëve që ujin para përdorimit ta vlojnë, si masë e sigurisë bakteriologjike e zbatueshme në situata me turbullirë të shtuar në resurse për të parandaluar shpërthimin e epidemive hidrike.

IKSHPK thekson se vlimi i ujit është masë e domosdoshme për të parandaluar shpërthime epidemike.

Instituti thekson se të si pasojë e vërshimeve në pjesën më të madhe të vendit tonë situata me ujë të pijes është vështirësuar dukshëm.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka ngritur nivelin e gatishmërisë me të gjitha institucionet përkatëse. Ekipet e Institutit Kombëtar kanë ngritur vigjilencën dhe janë në monitorim të pandërprerë të ujit të pijes.

Të gjitha QRSHP në Kosovë janë në gjendje gatishmërie me ekipe kujdestare pa ndërprerë me specialistët e ekologjisë humane dhe epidemiologjisë dhe po monitorojnë situatën epidemiologjike e cila është në kontroll dhe nuk ka raste të dyshimta të sëmundjeve ngjitëse si pasojë e vërshimeve”, thuhet në njoftim.

Reklama

Duke pasur parasysh se janë regjistruar vlera të shtuara të turbullirës në shumë burime, si pasojë ka vështirësi në trajtim të ujit në zonat me të dhënat e përditësuara (21 Janar 2023):

KRU “Prishtina”- Rajoni Prishtinë: fabrika në Shkabaj dhe fabrika në Drenas.

Dy fabrikat janë jashtë funksionit për shkak të pamundësisë të proceseve teknologjike të përpunimit të ujit. Për shkak të uljes së kapacitetit prodhues janë duke u zbatuar restriksione në tërë zonat e shërbimit të KRU-Prishtina.

Të gjitha mostrat e testuara në laboratorët e IKSHPK janë brenda standardeve për ujë të pijshëm sipas Udhëzimit Administrativ Nr.10/21 për cilësi dhe konsum human.

Related posts

Sondazh në Kanada, shumica mbështesin rikthimin e dënimit me vdekje

rezart morina

Shkup, niset grupi i parë i haxhilerëve nga Maqedonia e Veriut

admin

Ish-kryeministrit të Pakistanit i ndalohet përfshirja në politikë për pesë vjet

admin