RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmetShëndetësi

IKSHPK: Fillon faza e dytë e vaksinimit kundër HPV për vajzat e reja

ikshpk:-fillon-faza-e-dyte-e-vaksinimit-kunder-hpv-per-vajzat-e-reja

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka njoftuar se, prej tash do të ofrohet vaksinimi kundër Human Papilloma Virusit (HPV) edhe për vajzat nga mosha 13-21 vjeçe, të cilat për arsye të ndryshme, nuk janë vaksinuar gjatë fazës së parë.

Sipas njoftimit, kjo do të bëhet me rekomandim të Komitetit Profesional Këshillues për Vaksinim, dhe me miratimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Vaksinimi kundër HPV mund të bëhet në baza vullnetare në të gjitha Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare në komunat përkatëse dhe në IKSHPK, deri më 31 dhjetor 2024.

Gjatë fazës së parë të vaksinimit kundër Human Papilloma Virusit nga data 20 shkurt deri më 30 qershor të këtij viti janë vaksinuar mbi 9.000 vajza të klasave të gjashta, sipas kalendarit të rregullt të vaksinimit në Kosovë.

Related posts

Valery Gerasimov emërohet komandant i forcave ruse në Ukrainë

admin

NASA krijon një qendër për simulimin e jetës në Planetin e Kuq

admin

Artefaktet e grabitura i kthehen Nigerisë

admin