RTV AHIRETI
Shëndetësi

Ilaçi i parë në botë që parandalon bronkiolitin

ilaci-i-pare-ne-bote-qe-parandalon-bronkiolitin

Dritë jeshile nga Bashkimi Europian për Beyfortus, ky ilaç mund t’u jepet të gjithë fëmijëve për të parandaluar (VRS-në).

Pas vaksinave kundër Covid, mes AstraZeneca dhe Pfizer është sërish gara e hapur në Evropë, këtë herë për bronkiolitin. Në mes të një epidemie të fortë që po prek disa vende evropiane, përfshirë Francën, BE-ja ka autorizuar tregtimin e ilaçit të parë në botë që lejon trajtimin parandalues të “infeksioneve nga virusi sincicial i frymëmarrjes (VRS) tek fëmijët “, dmth, bronkioliti.

Nirsevimab, i shitur me emrin Beyfortus dhe i prodhuar nga grupi anglo-suedez AstraZeneca në bashkëpunim me francezët e Sanofi. Të dy gjigantët e bënë të ditur këtë, pak ditë pas lajmit se Pfizer do të kishte përfunduar një sërë testesh me rezultate pozitive për atë që do të bënin vaksinën e parë kundër këtij lloji virusi.

VRS është një nga viruset që shkakton bronkiolitin, një sëmundje që prek kryesisht fëmijët dhe e cila, edhe pse përgjithësisht e lehtë, shkakton simptoma që shpesh janë shqetësuese. Për momentin nuk ka një vaksinë kundër kësaj sëmundjeje, por Beyfortus punon me të njëjtin synim parandalues: i administruar si injeksion, synon të parandalojë shfaqjen e bronkiolitit. Bëhet fjalë për një trajtim me antitrupa sintetikë, i cili drejtpërdrejt i siguron trupit fuqinë e nevojshme për të luftuar sëmundjen. Anasjelltas, një vaksinë i lejon trupit të zhvillojë vetë këto antitrupa.

Miratimi i këtij trajtimi shënon një të parë të madhe në luftën kundër bronkiolitit, megjithëse nuk do të vendoset aq shpejt sa të ndikojë në shpërthimin e këtij sezoni. Sipas AFP-së, Beyfortus do të tregtohet në gjysmën e dytë të 2023. Një tjetër trajtim parandalues, i prodhuar gjithashtu nga AstraZeneca, ekziston tashmë, por indikohet vetëm për foshnjat në rrezik ose para kohe.

Related posts

Pse duhet të pish çaj jeshil çdo natë para gjumit?

Muhamet Ramadani

Sëmundjet po bëhen më të rënda – shkenca e ndërlidh me ndryshimet klimatike

admin

Dieta mesdhetare dhe sekretet për jetëgjatësi: këshilla praktike nga ekspertët

admin