RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Ilaz Ramajli sqaron zërat për postin e presidentit: Nuk jam kontaktuar nga partitë

ilaz-ramajli-sqaron-zerat-per-postin-e-presidentit:-nuk-jam-kontaktuar-nga-partite

Ilaz Ramajli ka reaguar lidhur me raportimet në media se emri i tij po përmendet si një prej emrave të mundshëm për postin e presidentit të Kosovës.

Ramajli ka deklaruar për Tëvë1 se nuk është kontaktuar nga asnjë parti politike lidhur me këtë çështje, duke theksuar se një ofertë e tillë, edhe nëse do të bëhej, nuk do të mund ta pranonte.

“Dje e kam parë që emri im po përflitet nëpër portale dhe televizione. Më duhet t’iu them se mua askush nuk më ka kontaktuar nga partitë politike lidhur me këtë temë, as më herët e as tani”, ka deklaruar Ramajli.

Ai ka thënë se duke marrë parasysh moshën e tij, nuk është në gjendje të pranojë një pozitë të tillë, të cilën e konsideron shumë të rëndësishme dhe që kërkon angazhim të madh.

“Unë edhe po të ndodhte një gjë e tillë, nuk jam në gjendje të pranoj një pozitë të tillë, duke pasur parasysh moshën time. Unë ashtu edhe kam përfunduar aktivitetin tim në veprimtarinë profesionale që e kam pasur këto dy vite”, është shprehur ai në një përgjigje për Tëvë1.

Ramajli ka shtuar se nuk do të ishte në gjendje të merrte përsipër një detyrë të tillë, pikërisht për shkak të përgjegjësisë dhe angazhimit që kërkon posti i presidentit të vendit.

Ndryshe, Ilaz Ramajli lindi më 20 shtator 1951 në fshatin Rakaj të Kaçanikut. Ai është një figurë e shquar politike dhe juridike e Kosovës, i njohur si kryetar i Kuvendit të Kosovës gjatë periudhës kyçe të viteve 1990 dhe udhëheqës i seancës historike për miratimin e Kushtetutës së Kaçanikut./

Related posts

SHBA ul me mbi 80% tarifën për heqjen dorë nga shtetësia amerikane, rritet ndjeshëm numri i aplikimeve

admin

Mbipopullimi i burgjeve, Italia miraton ligjin për lirimin e mijëra të burgosurve me varësi nga droga dhe alkooli

admin

Andrew Tate në paraburgim për 30 ditë

admin