RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Imami amerikan dënon sulmin “jashtëzakonisht skandaloz” në Qendrën Islamike të San Diegos

imami-amerikan-denon-sulmin-“jashtezakonisht-skandaloz”-ne-qendren-islamike-te-san-diegos

Një imam amerikan i quajti të shtënat që lanë pesë persona të vdekur në një Qendër Islamike në San Diego të Kalifornisë, të hënën, “jashtëzakonisht skandaloze”, transmeton Anadolu.

“Nuk kemi përjetuar kurrë një tragjedi si kjo më parë”, u tha gazetarëve Taha Hassane, i cili shërben si drejtor i Qendrës Islamike të San Diegos ku ndodhi incidenti. Autoritetet thanë të hënën se tre viktima dhe dy të dyshuar për të shtëna u vranë në një incident me të shtëna në qendër.

Duke shprehur mbështetje për komunitetin, Hassane tha se të gjitha vendet e adhurimit në qytet, përfshirë xhamitë, duhet të mbrohen gjithmonë.

“Është jashtëzakonisht skandaloze të synosh një vend adhurimi. Qendra jonë islamike është një vend adhurimi. Njerëzit vijnë në qendrën islamike për t’u lutur, për të festuar, për të mësuar, jo vetëm muslimanët, por kemi njerëz nga të gjitha sferat e jetës”, tha ai.

Hassane tha se mëngjesin para incidentit një grup jomuslimanësh erdhën në qendër “vetëm për të mësuar rreth besimit dhe kulturës sonë”.

“Pra, ky (sulm) është diçka që nuk e prisnim kurrë”, shtoi imami.

Ai shprehu mirënjohje të thellë për njerëzit “që na kontaktuan nga i gjithë vendi, madje edhe nga jashtë shtetit për të na shprehur ngushëllime si dhe për ata që ofruan ndihmë”.

Related posts

OKB: Bota mund të përjetojë temperatura rekord në periudhën 2023-2027

Muhamet Ramadani

Fidan: Turqia do t’u rezistojë “të gjitha llojeve të provokimeve” mes tensioneve në Lindjen e Mesme

RTI

Shkaku i virusit sezonal QKMF-të në Prishtinë po përballen me fluks të qytetarëve

Muhamet Ramadani