RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Imami i Qabes thirrje për vazhdimin e mbështetjes për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri

imami-i-qabes-thirrje-per-vazhdimin-e-mbeshtetjes-per-te-prekurit-nga-termeti-ne-turqi-dhe-siri

Kreu i Çështjeve të Mesxhid el-Haram dhe Mesxhid el-Nebevi (Haramejn) dhe imami i Qabes, Abdurrahman es-Sudeysi bëri thirrje për vazhdimin e mbështetjes për të prekurit nga tërmeti në Kahramanmaraş dhe Hatay, transmeton Anadolu.

Në hutben e xhumasë të transmetuar nga kanali zyrtar i Arabisë Saudite, Sudeysi vlerësoi solidaritetin me të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, duke u lutur për mëshirë për ata që humbën jetën dhe shërim për të lënduarit.

Sudeysi, i cili bëri thirrje për të vazhduar mbështetjen për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, vlerësoi gjithashtu ndihmën e ofruar nga Qendra e Ndihmës “Mbreti Salman” dhe mbështetjen e popullit.

Në hutbe, Sudejsi, i cili shprehu pikëllimin e njerëzve për tërmetet, u lut që sa më shpejtë të marrin fund hallet.

Duke iu referuar shkeljeve ndaj Mesxhid al-Aksa-së, Sudeysi tha: “Ne dënojmë përpjekjet e përsëritura të forcave okupuese izraelite për të sulmuar vendet e shenjta muslimane në xhaminë Al-Aksa dhe qytetet palestineze”.

Imam-Hatibi i Qabes dënoi sulmet kundër Kuranit të Shenjtë duke shtuar se ato janë sistematike. “Abuzimi i qëllimshëm i Kuranit të Shenjtë është një provokim për më shumë se një miliardë e gjysmë muslimanë që jetojnë në pjesë të ndryshme të botës”, tha ai.

Related posts

Blinken viziton Pekinin mes tensioneve të larta

admin

Në Shqipëri mbahet protestë antiqeveritare, masa të larta të sigurisë

Kushtrim Guraj

Macron ia konfirmon Kurtit mbështetjen për Kosovën në KiE, kërkon formimin e Asociacionit

admin