RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Imami i Qabesë në hutben e xhumasë u lut për Pa’lestinën dhe xhaminë Al-Ak’sa

imami-i-qabese-ne-hutben-e-xhumase-u-lut-per-pa’lestinen-dhe-xhamine-al-ak’sa

Imami i Qabesë, Shejh Salih bin Humejd, u lut për popullin palestinez dhe xhaminë Al-Aksa nën sulmet izraelite në hutben (predikimin) e tij të xhumasë, transmeton Anadolu.

Sipas lajmit të televizionit shtetëror të Arabisë Saudite “Al-Ihbariyye”, imami i Qabesë, Shejh Humejd tërhoqi vëmendjen për sulmet e vazhdueshme izraelite kundër popullit palestinez që nga 7 tetori 2023 në hutben e tij të xhumasë.

Ai u lut për palestinezët që u ekspozuan ndaj sulmeve izraelite duke thënë: “O Allah, mbroji vëllezërit tanë në Palestinë, shëroji plagët e tyre, liroji ata që janë robër. O Allah, shëro të sëmurët e vëllezërve tanë palestinezë, mëshiro të vdekurit e tyre dhe pranoji dëshmorët e tyre”.

Shejh Humejd u lut edhe për xhaminë Al-Aksa, ku Izraeli ka kryer bastisje dhe ka vendosur kufizime që nga dita kur filloi sulmet në Rripin e Gazës. “O Allah, çliroje xhaminë Al-Aksa nga pushtuesit uzurpues, ngrije nivelin dhe forcoje themelin e saj”.

Në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori, u vranë 38.345 palestinezë, përfshirë të paktën 15.694 fëmijë dhe 10.279 gra ndërsa 88.295 persona u plagosën.

Related posts

Evropa po përgatitet për “ndërprerje të mundshme” të energjisë gjatë dimrit

admin

Von Cramon: Samiti i BE-së me Ballkanin Perëndimor ishte dështim i madh

admin

Miliarderi australian “ringjall” ëndrrën për të lundruar në Titanikun II, prezantohet plani i ndërtimit të anijes. Ja si do të duket

admin