RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Von Cramon: Samiti i BE-së me Ballkanin Perëndimor ishte dështim i madh

von-cramon:-samiti-i-be-se-me-ballkanin-perendimor-ishte-deshtim-i-madh

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, e ka quajtur dështim të madh Samitin e Bashkimit Evropian me liderët e Ballkanit Perëndimor.

Në një postim në Twitter, Von Cramon ka thënë se mosmarrja e asnjë vendimi pozitiv për vendet e Ballkanit, është sinjal katastrofik.

E nga kjo situatë sipas saj është e lumtur vetëm Rusia dhe Vladimir Putini.

“Ky samit BE-Ballkan Perëndimor ka qenë dështim i madh. Dërgon sinjal katastrofik. Është vetëm një njeri i lumtur nga kjo situatë dhe ai ulet në Kremlin”.

“U thanë të udhëtojnë në Bruksel, të gjashtë vendeve, dhe nuk iu dhanë asgjë, për asgjë. Bosnja nuk e mori statusin e kandidatit, edhe më keq Shqipëria e Maqedonia e Veriut nuk nisën negociatat e pranimit dhe Kosova nuk mori liberalizimin e vizave”.

“Më duhet të pranoj se jam tmerrësisht e zhgënjyer, dhe kur Komisioni Evropian po e quante veten komision gjeopolitik, kjo është shaka”, ka shkruar Von Cramon.

Një ditë më parë u mbajt Samiti i Bashkimit Evropian me liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, ndërsa përveç retorikës së kamotshme se BE-ja është e përkushtuar ndaj perspektivës së anëtarësimit të Ballkanit, nuk doli diçka konkrete nga ky samit as sa i përket çështjes së liberalizimit të vizave.

Megjithëse kishte shpresa se do të lëvizte diçka në këtë drejtim, Kosova vazhdon të mos e gëzojë të drejtën e lëvizjes së lirë ndonëse Komisioni Evropian dy herë ka theksuar se vendi i ka plotësuar kushtet.

Franca dhe Holanda janë dy vendet që konsiderohen skeptike sa i përket liberalizimit të vizave për Kosovës.

Related posts

Nxirret në sipërfaqe vetura me targa të Kosovës, konfirmohen 2 trupa njerëzish brenda

admin

Stoltenberg paralajmëron takim me presidentin Erdoğan dhe kryeministrin suedez të hënën

rezart morina

Serbët nisin të mblidhen në Gazimestan, Policia kërkon të hiqen bluzat me mbishkrime nacionaliste serbe

admin