RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Imami Tërshani: Më thanë ose varrosi të vrarët e Reçakut ose do të jesh me ta

imami-tershani:-me-thane-ose-varrosi-te-vraret-e-recakut-ose-do-te-jesh-me-ta

Imami, Isa Tërshani nga xhamia e Shtimes ka folur për vështirësitë rreth varrimit të të vrarëve të masakrës së Reçakut.

Tërshani ka thënë se më 7 shkurt fillimisht e kishin marrë policët serbë dhe e kishin çuar në stacion policor. Aty i kishin thënë se duhej t’i varroste kufomat, por ai nuk kishte pranuar.

“Më thanë hoxhë ti duhesh me i varros të vrarit sepse ata tash do t’i kthejmë. Unë i tham atyre në rregull por ne në BIK i kemi disa akte normative, unë jam imam në Shtime dhe nuk kam të drejtë të bëj varrimin e xhematlinjve të tjerë edhe pse në atë masakër asnjë banor i Shtimes nuk ishte”, ka thënë Tërshani më emisionin “Ditari” në Tëvë1.

Tërshani ka thënë se në mënyrë që të mos dukej si masakër, i kishin thënë t’i varroste trupat në disa lokacione.

“I kërkoj falje familjarëve, nuk kisha për qëllim që nuk dua ta bëj një varrim të tillë, por forcat policore dhe pushteti i atëhershëm donte ta fsheh krimin që të rënët e Reçakut të mos varrosen së bashku me një lokacion dhe të ndahen. Më thanë që 10 kufoma t’i varros në Shtime, të tjerat në Petrovë e një pjesë në Mollopolc”, ka deklaruar Tërshani.

Policia serbe e kishte kërcënuar se nëse nuk do t’i varroste, do ta vrisnin edhe atë vetë.

“Më 8 shkurt më kanë ndal te xhamia, te shtëpia e pastaj në rrugë. Format kërcënuese kishte e shantazhe të ndryshe, Më thanë hoxhë, deshe apo nuk deshte duhet t’i varrosësh, përndryshe do të jesh me ta”, rrëfen imami.

Tërshani thotë se dita më kritike ishte 9 shkurti. Aty i kishin thënë se kufomat do t’i linin në xhaminë e Shtimes.

“Ajo ka qenë dita më kritike sepse me një kamion i sollën 27 apo 28 kufoma afër ambulantës që është afër policisë në Shtime. Dhe atë ditë mua më thanë që ne këto kufoma do t’i zbrazim në xhaminë e Shtimes dhe ti ban çka të duash. Unë i thash ju mundeni me i zbraz por unë nuk i varrosi”, shton tutje Tërshani.

Kufomat pas ekzaminimeve që u janë bërë në Prishtinë, janë kthyer në Reçak më 12 shkurt, ndërsa u varrosën në prani të forcave serbe.

Related posts

“Po bëhet një luftë energjetike!”- Paralajmëron ish-shefi i kompanisë shtetërore të naftës në Ukrainë: Nëse Rusia vijon sulmet, do të ketë rritje çmimesh në të gjithë globin

admin

SHBA: Një “propozim serioz” është ofruar për armëpushim në Gaza dhe lirimin e pengjeve

rezart morina

Fshihej për t’i shpëtuar policëve serbë, ja çfarë e “tradhtoi” Faton Hajrizin, një nga banorët…

admin