RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Imami Tërshani: Më thanë ose varrosi të vrarët e Reçakut ose do të jesh me ta

imami-tershani:-me-thane-ose-varrosi-te-vraret-e-recakut-ose-do-te-jesh-me-ta

Imami, Isa Tërshani nga xhamia e Shtimes ka folur për vështirësitë rreth varrimit të të vrarëve të masakrës së Reçakut.

Tërshani ka thënë se më 7 shkurt fillimisht e kishin marrë policët serbë dhe e kishin çuar në stacion policor. Aty i kishin thënë se duhej t’i varroste kufomat, por ai nuk kishte pranuar.

“Më thanë hoxhë ti duhesh me i varros të vrarit sepse ata tash do t’i kthejmë. Unë i tham atyre në rregull por ne në BIK i kemi disa akte normative, unë jam imam në Shtime dhe nuk kam të drejtë të bëj varrimin e xhematlinjve të tjerë edhe pse në atë masakër asnjë banor i Shtimes nuk ishte”, ka thënë Tërshani më emisionin “Ditari” në Tëvë1.

Tërshani ka thënë se në mënyrë që të mos dukej si masakër, i kishin thënë t’i varroste trupat në disa lokacione.

“I kërkoj falje familjarëve, nuk kisha për qëllim që nuk dua ta bëj një varrim të tillë, por forcat policore dhe pushteti i atëhershëm donte ta fsheh krimin që të rënët e Reçakut të mos varrosen së bashku me një lokacion dhe të ndahen. Më thanë që 10 kufoma t’i varros në Shtime, të tjerat në Petrovë e një pjesë në Mollopolc”, ka deklaruar Tërshani.

Policia serbe e kishte kërcënuar se nëse nuk do t’i varroste, do ta vrisnin edhe atë vetë.

“Më 8 shkurt më kanë ndal te xhamia, te shtëpia e pastaj në rrugë. Format kërcënuese kishte e shantazhe të ndryshe, Më thanë hoxhë, deshe apo nuk deshte duhet t’i varrosësh, përndryshe do të jesh me ta”, rrëfen imami.

Tërshani thotë se dita më kritike ishte 9 shkurti. Aty i kishin thënë se kufomat do t’i linin në xhaminë e Shtimes.

“Ajo ka qenë dita më kritike sepse me një kamion i sollën 27 apo 28 kufoma afër ambulantës që është afër policisë në Shtime. Dhe atë ditë mua më thanë që ne këto kufoma do t’i zbrazim në xhaminë e Shtimes dhe ti ban çka të duash. Unë i thash ju mundeni me i zbraz por unë nuk i varrosi”, shton tutje Tërshani.

Kufomat pas ekzaminimeve që u janë bërë në Prishtinë, janë kthyer në Reçak më 12 shkurt, ndërsa u varrosën në prani të forcave serbe.

Related posts

Ushtria amerikane neutralizon një anije me drogë në Karaibe, tre të vdekur

admin

Vr’itet një tjetër gazetar në su’lmet iz’raelite në Ga’za

Muhamet Ramadani

Turqia dhe Izraeli ranë dakord të riemërojnë ambasadorët

admin