Të paktën 36 persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit në Indi si pasojë e reshjeve të dendura të shiut dhe rrufesë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zyrtarët njoftuan se rreth 24 persona humbën jetën si pasojë e shembjes së shtëpive të tyre për shkak të reshjeve të vazhdueshme në shtetin verior Uttar Pradesh.
Po ashtu, në të njëjtin shtet, 12 persona kanë humbur jetën pasi janë goditur nga rrufeja në 24 orët e fundit.
Me 39 persona të raportuar se kanë vdekur nga goditjet e rrufesë në shtet në pesë ditët e fundit, qeveria lokale ka nxjerrë udhëzime të reja se si njerëzit mund të mbrohen gjatë stuhive.
Rrufetë janë të zakonshme në të gjithë vendin gjatë sezonit të reshjeve musonike nga qershori deri në shtator.
VItin e kaluar, 2.869 njerëz në Indi humbën jetën nga goditja e rrufesë. /aa