RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Indi, rritet në 100 numri i viktimave nga përmbytjet në Assam

indi,-rritet-ne-100-numri-i-viktimave-nga-permbytjet-ne-assam

Numri i viktimave nga përmbytjet në shtetin Assam në verilindje të Indisë është rritur në 100, transmeton Anadolu.

Autoriteti Shtetëror për Menaxhimin e Fatkeqësive në Assam tha të dielën vonë se janë raportuar dy vdekje të tjera.

Kryeministri i shtetit, Himanta Biswa Sarma tha në platformën e mediave sociale amerikane X se rreth 1.1 milion njerëz janë prekur në 25 rrethe të shtetit.

Ai tha se më shumë se 2.000 qendra të shpërndarjes së ndihmave tani janë funksionale në të gjithë Assamin. “Përpjekjet e rehabilitimit mbeten në vazhdim e sipër”, shtoi ai.

Të dielën, qeveria e Assamit filloi një vlerësim të dëmeve për shkak të përmbytjeve në të gjitha rrethet e prekura.

“Shtëpitë e dëmtuara, bagëtitë dhe çdo ndikim tjetër do të dokumentohet deri më 31 gusht. Asnjë familje nuk do të mbetet pa marrë përfitimet e merituara të rehabilitimit”, tha Sarma.

Related posts

Irani nis sulme të reja me raketa ndaj Izraelit, një raketë bie pranë Kudsit

Irfan Jahiu

Escobar për Kurtin: Ai është partneri ynë, edhe pse ndonjëherë është i vështirë

admin

“Ishim delet e zeza të Evropës”- Meloni: Brenda tre vjetësh kemi rikthyer imazhin e kombit tonë! Jemi shembull për kontinentin

admin