RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Indi, rritet në 121 numri i vi’ktimave nga rrëmuja gjatë një meshe

indi,-rritet-ne-121-numri-i-vi’ktimave-nga-rremuja-gjate-nje-meshe

Është rritur në 121 numri personave që kanë humbur jetën për shkak të rrëmujës gjatë një meshe (rituali) në rajonin Uttar Pradesh të Indisë, transmeton Anadolu.

Sipas lajmit të kanalit NDTV, rrëmuja ka ndodhur gjatë aktivitetit të lutjes masive të quajtur “satsang” e cila u mbajt në qytezën Sikandara Rau në zonën Hathras të Uttar Pradeshit.

Manish Chaudhr, një nga zyrtarët e zonës Hathras, tha se në rrëmujë kanë humbur jetën 121 persona, përfshirë fëmijë, ndërsa vazhdon trajtimi për 28 të plagosur që u shtruan në spital.

– Mbipopullimi, planifikimi i dobët dhe kushtet negative të motit efektivë në shkaktimin e rrëmujës

Autoritetet kanë nisur një hetim lidhur me mënyrën dhe arsyen e shkaktimit të rrëmujës ku humbën jetën 121 persona.

Sipas informacioneve të siguruara si rezultat i hetimeve, mësohet se efekt të madh në shkaktimin e rrëmujës kanë pasur mbipopullimi, planifikimi i dobët, pamjaftueshmëria e daljeve në zonë dhe kushtet negative të motit.

Yogi Adityanath një nga zyrtarët e Uttar Pradeshit, tha për gazetarët se në shkaktimin e rrëmujës ka qenë efektive turma intensive e cila u mblodh në skenë për të prekur “Bhole Baba”, gurun indian që drejtonte aktivitetin.

Ai theksoi se si rezultat i kaosit, mijëra njerëz u dyndën drejt daljeve ndërsa disa prej tyre rrëshqitën në tokën me baltë dhe u shtypën nga turma.

Related posts

Brenda një viti në Pejë 248 gra e 80 burra ishin viktima të dhunës në familje, Prokuroria ka ngritur 277 aktakuza

admin

OKB: Rreth 80 mijë njerëz u larguan nga Rafah për shkak të sulmit izraelit

RTI

Vitia për aparaturën e Mjekësisë Bërthamore: Fjalë e fundit e teknologjisë

RTI