RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Brenda një viti në Pejë 248 gra e 80 burra ishin viktima të dhunës në familje, Prokuroria ka ngritur 277 aktakuza

brenda-nje-viti-ne-peje-248-gra-e-80-burra-ishin-viktima-te-dhunes-ne-familje,-prokuroria-ka-ngritur-277-aktakuza

Prokuroria Themelore në Pejë, ka pranuar 290 kallëzime penale për veprën penale “dhunë në familje” nga korriku i vitit 2022 deri në qershor 2023.

Sipas Prokurorisë së Pejës, numri i përgjithshëm i viktimave të dhunës në familje brenda kësaj periudhe është 328, dhe atë 80 meshkuj dhe 248 femra.

Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin, zëdhënësi i kësaj prokurorie, Shkodran Nikçi.

Ai ka bërë të ditur numri i personave të dyshuar ndaj të cilëve është ngritur kallëzim penal është 332.

“Numri i përgjithshëm i personave të dyshuar ndaj të cilëve është ngritur kallëzim penal është 332, gjithsej ndaj 282 meshkuj dhe 51 femra”, u shpreh Nikçi.

Nikçi ka theksuar se nga 290 kallëzime penale të parashtruara, Prokuroria e Pejës ka ngritur gjithsejtë 277 aktakuza.

“Numri i aktakuzave të ngritura në tërësi është 277. Numri i përgjithshëm i personave ndaj të cilëve është ngritur aktakuzë është 277, ndaj 266 meshkuj dhe 51 femra”, ka thënë Nikçi.

Ndërkaq në tre mujorin e parë të këtij viti janë pranuar 96 raste të kësaj natyre, ndërsa në tre mujorin e dytë janë pranuar 77 raste.

“Në tre mujorin e parë të këtij viti janë ngritur 82 aktakuza dhe 6 propozime për ekzaminim psikiatrik. Kurse në tre mujorin e dytë për rastet e dhunës ne familje janë ngritur 66 aktakuza ndërsa janë parashtruar 13 kërkesa për paraburgim për rastet e kësaj natyre”, tha Nikçi për Telegrafin.

Ndryshe, javë më parë Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione ka shqyrtuar Projektligjin për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave dhe dhuna në baza gjinore.

Projektligji në fjalë ka marrë përkrahje të shkojë në lexim të dytë në Kuvendin e Kosovës.

Related posts

Sveçla: Arrestohet një nga organizatorët e sulmeve ndaj pjesëtarëve të KFOR-it

admin

Kina thotë se 80 për qind e popullsisë është infektuar me koronavirus

admin

Mediat izraelite: Ushtria hyri në “fazën e tretë të luftës”

admin