RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

India dhe SHBA-ja zhvillojnë stërvitje të përbashkët në Alaskë

india-dhe-shba-ja-zhvillojne-stervitje-te-perbashket-ne-alaske

Ushtritë e Indisë dhe SHBA-së zhvilluan stërvitjen e 19-të të përbashkët “Yudh Abhyas” në Alaskë, transmeton Anadolu.

Sipas lajmit të kanalit indian NDTV, në një deklaratë nga platforma e medias sociale X e ushtrisë së Indisë, stërvitja e 19-të “Yudh Abhyas” u mbajt në rajonin e Alaskës të SHBA-së.

Në deklaratë thuhet se në stërvitjen e planifikuar që do të vazhdojë deri më 8 tetor, marrin pjesë një personel prej 350 personash nga ushtria e Indisë.

Stërvitja ka në fokus forcimin e lidhjes mes dy ushtrive, bëhet e ditur në deklaratën ku thuhet se u trajtuan praktika të ndryshme si ndihma mjekësore dhe logjistika në kushte të vështira klimatike.

Njësitë indiane dhe amerikane më 29 nëntor zhvilluan stërvitjen “Yudh Abhyas” në territorin malor në afërsi të kufirit të diskutueshëm të Indisë me Kinën.

Stërvitjet e emërtuara “Yudh Abhyas” mes SHBA-së dhe Indisë kanë filluar në vitet 2000 dhe ato mbahen rregullisht çdo vit.

Related posts

Jeta e përditshme mes rrënojave në Khan Younis të Gazës

Muhamet Ramadani

Malajzia ndalon ankorimin e anijeve izraelite në portet e saj

Muhamet Ramadani

Aleati i Putinit: BE-ja është hipokrite për ndalim të mediave ruse

Muhamet Ramadani