RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

India furnizohet me pajisje ushtarake me vlerë 8.5 miliardë dollarë

india-furnizohet-me-pajisje-ushtarake-me-vlere-8.5-miliarde-dollare

Autoritetet në Indi kanë miratuar blerjen e pajisjeve ushtarake me vlerë 8.5 miliardë dollarë, transmeton Anadolu.

Sipas “NDTV”, në deklaratën e Ministrisë së Mbrojtjes thuhet se do të blihen edhe 200 raketa “BrahMos”, 50 helikopterë për qëllime të përgjithshme, armë të rënda dhe sisteme të luftës elektronike.

Në njoftim thuhej se ishte miratuar blerja e pajisjeve me vlerë 705 miliardë rupi ose 8.5 miliardë dollarë.

Porositë thuhet se do t’u dorëzohen prodhuesve indianë të armëve.

Raketat “BrahMos” që do të përdoren nga ushtria e Indisë janë duke u zhvilluar nga kompania ruso-indiane “BrahMos Aerospace”.

Related posts

Rusia lëshon urdhërarrest për tre pjesëtarë të Policisë së Kosovës

admin

Rritet në 41.638 numri i pa’lestinezëve të vr’arë nga su’lmet iz’raelite në Ga’za

admin

Putin do vizitojë Turqinë në ditët në vijim

admin