RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

India largohet nga armët ruse

india-largohet-nga-armet-ruse

India po kërkon të distancohet nga furnizuesi i saj më i madh i armëve Rusia, pasi aftësia e kësaj të fundit për të furnizuar municione dhe rezerva është penguar nga lufta në Ukrainë, raportoi të dielën Reuters.

Importuesi më i madh i armëve në botë po kthehet ngadalë drejt Perëndimit, derisa Shtetet e Bashkuara synojnë të forcojnë lidhjet në rajonin Indo-Paqësor, duke hequr kombin e Azisë Jugore nga një varësi tradicionale nga Rusia.

Rusia furnizoi 65% të blerjeve të armëve të Indisë prej më shumë se 60 miliardë dollarë gjatë dy dekadave të fundit, sipas Institutit Ndërkombëtar të Kërkimit të Paqes në Stokholm.

Rusia i ka kërkuar publikisht Indisë të rrisë lidhjet e mbrojtjes, por kryeministri Narendra Modi e ka kthyer fokusin e tij në prodhimin vendas me teknologjinë perëndimore.

India pret të shpenzojë rreth 100 miliardë dollarë për urdhrat e mbrojtjes gjatë dekadës së ardhshme, ka njoftuar Ministri indiane e Mbrojtjes. /koha

Related posts

BE-ja është “alarmuar” nga miratimi i Izraelit për vendbanimet e reja të paligjshme në Kudsin Lindor

admin6

Liderët e BE-së urojnë Ukrainën dhe Moldavinë për statusin e kandidatit

admin

Akuza për përdhunim dhe trafikim të qenieve njerëzore, Andrew Tate dhe i vëllai mund të ekstradohen në Britani

admin6