RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

India lëshon në det aeroplanmbajtësen e parë të prodhimit vendas

india-leshon-ne-det-aeroplanmbajtesen-e-pare-te-prodhimit-vendas

India lëshoi në det aeroplanmbajtësen e parë të prodhimit vendas, në një periudhë kur rivali i saj Kina ka forcuar kapacitetin ushtarak në rajon, transmeton Anadolu Agency (AA).

Anija 262 metra e gjatë e emërtuar INS Vikrant u projektua nga marina indiane dhe u ndërtua në kantierin Cochin në Indi. Anija u lëshua në ujë me një ceremoni në përkujtim të 75-vjetorit të pavarësisë së vendit nga britanikët, ku mori pjesë edhe kryeministri Narendra Modi.

Modi deklaroi se “Kjo është një ditë historike dhe një sukses i rëndësishëm”. Ai më tej vuri në dukje se vënia në punë e anijes së re është një shembull i përpjekjes së vendit për ta bërë sektorin e tij të mbrojtjes të pavarur.

INS Vikrant është aeroplanmbajtësja e dytë që i bashkohet marinës, pas anijes INS Vikramaditya e periudhës sovjetike e cila u ble nga Rusia në vitin 2004 për të mbrojtur Oqeanin Indian dhe Gjirin e Bengalit.

Aeroplanmbajtësja INS Vikrant është anija luftarake më e madhe e ndërtuar në vend. Ajo krahas një ekuipazhi prej rreth 1.600 personash mund të transportojë një flotë të përbërë nga 30 avionë.

Anija ka një peshë prej 47.400 tonë dhe pritet të bëhet funksionale plotësisht deri në fund të vitit 2023.

Në sanskritisht emri INS Vikrant do të thotë “i fortë” ose “i guximshëm”. /aa

Related posts

Plagoset një person në Gjakovë, i dyshuari në arrati

rezart morina

Rohde për votimin në veri: Ata që deshën bojkot, morën atë që kërkuan

admin

Kryediplomati turk Fidan: Izraeli gjithnjë e më shumë është duke u tjetërsuar dhe izoluar nga komuniteti ndërkombëtar

rezart morina