Kryeministrja e Bangladeshit, Sheikh Hasina tha se “India mund të luajë rol të madh në kthimin e refugjatëve të Arakanit në Mianmar”, transmeton Anadolu Agency (AA).
Hasina në një deklaratë për “ANI News” para vizitës së saj në Indi deklaroi se refugjatët e Arakanit janë një “barrë e madhe” për Bangladeshin. Ajo theksoi se beson që India mund të luajë një rol të rëndësishëm në zgjidhjen e problemit.
“Komuniteti ndërkombëtar dhe vendet fqinje duhet të ndërmarrin disa hapa që refugjatët e Arakanit të mund të kthehen në vendin e tyre”, tha Hasina e cila potencoi se i janë drejtuar komunitetit ndërkombëtar për të siguruar që qytetarët e Arakanit të kthehen në atdheun e tyre.
Hasina shtoi se për arsye humanitare kanë siguruar strehim dhe nevojat e tjera për refugjatët e Arakanit. “Po bëjmë më të mirën që mundemi për ata. Por, rikthimi i tyre është më e mira për vendin tonë dhe Mianmarin. India si vend fqinj mund të luajë një rol të madh për këtë. Këtë e ndiej”, tha ajo. /aa