Një kamion që po transportonte hekur është përplasur për një stacioni të autobusit në kryeqendër të Indonezisë, Xhakarta, duke shkaktuar vdekjen e së paku 10 personave, shumica e tyre nxënës të shkollës fillore, raporton agjencia AP.
Fëmijët po prisnin në stacion për autobusin për t’u kthyer nga shkolla në shtëpi, kur kamioni humbi kontrollin dhe u përplas te stacioni në zonën Bekasi.
Ishin rreth 20 fëmijë në vendin e ngjarjes, të lënduarit janë dërguar në dy spitale.
Kamioni po ashtu kishte goditur një shtyllë të telekomunikacionit e cila ra dhe goditi një motoçikletë dhe një veturë. Drejtuesi i veturës vdiq në vend të ngjarjes.
Policia ka arrestuar shoferin e kamionit. Nuk është bërë e qartë arsyeja e aksidentit. /koha