RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Indonezi: 8 të vdekur dhe disa të plagosur pasi makina e garës del nga pista dhe përplas spektatorët

indonezi:-8-te-vdekur-dhe-disa-te-plagosur-pasi-makina-e-gares-del-nga-pista-dhe-perplas-spektatoret

Të paktën tetë persona mbetën të vdekur dhe nëntë të tjerë u plagosën në qytetin Kotamobagu të Indonezisë në provincën Sulawesi Verior, kur një makinë që merrte pjesë në një garë shpejtësie doli nga pista dhe u përplas me spektatorët, thanë zyrtarët, transmeton Anadolu.

Makina u përplas me spektatorët pasi kaloi vijën e finishit gjatë ngjarjes të dielën, sipas Kompas TV.

Pas aksidentit, gara e shpejtësisë u ndërpre dhe viktimat u dërguan në spital për trajtim mjekësor.

Shoferi i makinës u mor gjithashtu në paraburgim.

Gjithsej 337 makina u regjistruan për ngjarjen.

Autoritetet po hetojnë aksidentin për të përcaktuar shkakun e saktë.

Related posts

Thirrja e fundit për ndihmë nga Mbrojtja Civile Pa’lestineze në Ga’za

Muhamet Ramadani

​Partitë në pritje të ftesës së Kurtit për presidentin, mund të ketë zgjedhje në prill

Muhamet Ramadani

Gjermani: Më shumë të rinj po largohen nga shtëpia e prindërve

admin