Ushtritë nga Shtetet e Bashkuara dhe Indonezia kanë zhvilluar stërvitje vjetore të përbashkëta luftarake në ishullin Sumatra të Indonezisë, pas shenjave të rritjes së aktivitetit detar nga Kina në rajonin Indo-Paqësor.
Mbi 5 mijë ushtarë nga SHBA-ja, Indonezia, Australia, Japonia dhe Singapori iu bashkuan stërvitjeve të këtij viti, duke i bërë ato stërvitjet më të mëdha që nga themelimi i stërvitjeve në vitin 2009. Stërvitjet e përbashkëta filluan në fillim të këtij muaji në Indonezi në ishujt Sumatra dhe Borneo.
Ato gjithashtu bashkojnë disa vende duke përfshirë Britaninë e Madhe, Kanadanë, Francën, Indinë, Malajzinë, Korenë e Jugut, Zelandën e Re, Papua Guinenë e Re dhe Timorin Lindor, si vende vëzhguese.
Kina i sheh stërvitjet si kërcënim. Mediat shtetërore kineze kanë akuzuar SHBA-në për ndërtimin e një aleance Indo-Paqësore, të ngjashme me NATO-n, si mjet për të nxitur qëllimisht konflikt.
Në një konferencë për media, komandanti i SHBA-së së Indo-Paqësorit ka theksuar se kërcënimet janë ato që po përpiqen t’i shmangin. /koha