RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Indonezia gjen mbetjet e aeroplanit të zhdukur me 11 persona

indonezia-gjen-mbetjet-e-aeroplanit-te-zhdukur-me-11-persona

Indonezia gjeti të dielën mbetje të avionit që u zhduk të shtunën me 11 persona në bord, raportoi agjencia shtetërore e lajmeve ANTARA, transmeton Anadolu.

Forcat Ajrore të Indonezisë thanë se kanë dislokuar një ekip pasi vendi i rrëzimit u identifikua në zonën e malit Bulusaraung, në provincën Sulawesi Jugor.

“Si vijim i gjetjeve, Forcat Ajrore të Indonezisë dislokuan menjëherë pesë ushtarë nga Korpusi i Forcave të Reagimit të Shpejtë (Korpasgat) dhe një pjesëtar nga Basarnas (Agjencia Kombëtare e Kërkim-Shpëtimit), duke përdorur një helikopter H225M Caracal në vendngjarje”, tha në një deklaratë kreu i Shërbimit Informativ të Forcave Ajrore të Indonezisë, Nyoman Suadnyana.

Ai shtoi se personeli i Korpasgatit ka nisur përgatitjen e masave fillestare të evakuimit pas mbërritjes në vend.

Ndërkohë, ekipet tokësore, së bashku me komunitetin lokal, vazhdojnë përpjekjet për kërkim dhe evakuim.

Avioni ATR 42-500, i operuar nga Indonesia Air Transport, humbi kontaktin të shtunën në rrethin Maros, në provincën Sulawesi Jugor, teksa ishte në fluturim nga Yogyakarta drejt Makassarit, kryeqyteti i Sulawesit Jugor.

Avioni po transportonte tetë anëtarë të ekuipazhit dhe tre pasagjerë.

Related posts

Kurti udhëton për në Turqi, do të ketë konferencë të përbashkët me Erdoganin

Muhamet Ramadani

Akuzohet për krime lufte në Prishtinë në vitin 1999, Kosova arreston ish-pjesëtarin e forcave serbe

admin

Shqipëri, vazhdojnë protestat antiqeveritare

admin