Ministri i Financave, Hekuran Murati ka bërë të ditur se në muajin korrik norma e inflacionit ka rënë deri në 2.4 për qind, sipas shifrave të publikuara nga Agjencioni i Statistikave të Kosovës (ASK).
Murati përmes një statusi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se në krahasim me vendet e rajonit Kosova qëndron më së miri.
“Edhe në muajin korrik norma e inflacionit ka vazhduar ngadalësimin duke rënë në 2.4%, sipas shifrave të publikuara nga ASK këtë javë. Përkundër sfidave të vazhdueshme, në krahasim me vendet e rajonit Kosova qëndron më së miri”, ka shkruar Murati.