Inflacioni në vendet europiane që përdorin monedhën e përbashkët Euro shënoi një tjetër rekord në muajin gusht, i nxitur kryesisht nga rritja e çmimeve të energjisë dhe lufta e Rusisë në Ukrainë.
Inflacioni vjetor në 19 vendet e Eurozonës arriti në 9.1% në gusht, nga 8.9% në korrik, sipas shifrave më të fundit të publikuara nga agjencia e statistikave të Bashkimit Europian, Eurostat.
Inflacioni është në nivelet më të larta që nga fillimi i regjistrimeve në vitin 1997.
Çmimet e energjisë u rritën me 38.3%, ndërsa çmimet e ushqimeve u rritën me 10.6%.
Çmimet për mallrat u rritën me 5% dhe kostoja e shërbimeve u rrit me 3.8%. /monitor