RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Inflacioni në Eurozonë regjistron një tjetër rekord, 9.1% në gusht

inflacioni-ne-eurozone-regjistron-nje-tjeter-rekord,-9.1%-ne-gusht

Inflacioni në vendet europiane që përdorin monedhën e përbashkët Euro shënoi një tjetër rekord në muajin gusht, i nxitur kryesisht nga rritja e çmimeve të energjisë dhe lufta e Rusisë në Ukrainë.

Inflacioni vjetor në 19 vendet e Eurozonës arriti në 9.1% në gusht, nga 8.9% në korrik, sipas shifrave më të fundit të publikuara nga agjencia e statistikave të Bashkimit Europian, Eurostat.

Inflacioni është në nivelet më të larta që nga fillimi i regjistrimeve në vitin 1997.

Çmimet e energjisë u rritën me 38.3%, ndërsa çmimet e ushqimeve u rritën me 10.6%.

Çmimet për mallrat u rritën me 5% dhe kostoja e shërbimeve u rrit me 3.8%. /monitor

Related posts

Gjermania bllokon lëvizjen e BE-së për të ndaluar tregtinë me vendbanimet e paligjshme izraelite

Muhamet Ramadani

Vuçiç, përgjigje sfiduese gruas së pushtetshme të Brukselit

admin

“Hap i rrezikshëm”- Putin paralajmëron Gjermaninë: Përdorimi i armëve të saj nga Ukraina për të goditur objektivat brenda Rusisë…

admin