RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe BotëTeknologji

Instagrami mbetet i bllokuar në Turqi, nuk ka përparime në bisedime

instagrami-mbetet-i-bllokuar-ne-turqi,-nuk-ka-perparime-ne-bisedime

Ministri turk i Transportit dhe i Infrastrukturës, Abdulkadir Uraloğlu, tha se bisedimet mes zyrtarëve turq dhe përfaqësuesve të Instagramit ende nuk kanë dhënë rezultate.

“Ne nuk mendojmë se do të ketë ndonjë përparim sot”, tha ministry Uraloğlu, në deklaratën e dhënë me 5 gusht dhe shtoi se bisedimet do të vazhdojnë.

Të premten, Turqia bllokoi qasjen në platformën e rrjeteve sociale për të luftuar më mirë krimet si trafikimi i qenieve njerëzore, kontrabanda dhe abuzimi me fëmijët.

Gjatë ditës së djeshme, Uraloğlu tha se zyrtarët turq ishin takuar me përfaqësuesit e Instagramit javën e kaluar.

“Gjatë takimit u përcollën ndjeshmëritë tona për respektimin e ligjeve të Republikës së Turqisë”, tha ai.

Related posts

‘Black Out-i’ global, çfarë dihet deri më tani mbi avarinë kibernetike?

admin

Presidentja e Parlamentit Evropian: Sot është ditë historike, duhet t’i liberalizohen vizat Kosovës

admin

Tajfuni Shanshan dobësohet në stuhi tropikale, ndërpriten shërbimet e trenave në Japoninë qendrore

rezart morina