RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe BotëTeknologji

Instagrami mbetet i bllokuar në Turqi, nuk ka përparime në bisedime

instagrami-mbetet-i-bllokuar-ne-turqi,-nuk-ka-perparime-ne-bisedime

Ministri turk i Transportit dhe i Infrastrukturës, Abdulkadir Uraloğlu, tha se bisedimet mes zyrtarëve turq dhe përfaqësuesve të Instagramit ende nuk kanë dhënë rezultate.

“Ne nuk mendojmë se do të ketë ndonjë përparim sot”, tha ministry Uraloğlu, në deklaratën e dhënë me 5 gusht dhe shtoi se bisedimet do të vazhdojnë.

Të premten, Turqia bllokoi qasjen në platformën e rrjeteve sociale për të luftuar më mirë krimet si trafikimi i qenieve njerëzore, kontrabanda dhe abuzimi me fëmijët.

Gjatë ditës së djeshme, Uraloğlu tha se zyrtarët turq ishin takuar me përfaqësuesit e Instagramit javën e kaluar.

“Gjatë takimit u përcollën ndjeshmëritë tona për respektimin e ligjeve të Republikës së Turqisë”, tha ai.

Related posts

“Mund të dalë jashtë kontrollit”- Lufta në Lindjen e Mesme, kreu i OKB apelon: Të ulen menjëherë tensionet dhe të ndalet konflikti! Kërcënim dhe për ekonominë

admin

Përfshirja e “non gratave” në qeverinë e Serbisë zhgënjen SHBA

Muhamet Ramadani

“Të gjithë sytë në Rafah”- Ja domethënia e postimit që bëri xhiron e rrjetit, u shpërnda nga më shumë se 47 milionë njerëz në mbarë botën

admin