RTV AHIRETI
Lajme

“Institucionet e Kosovës vazhdojnë të kenë mangësi në hetim dhe dokumentim të së kaluarës”

“institucionet-e-kosoves-vazhdojne-te-kene-mangesi-ne-hetim-dhe-dokumentim-te-se-kaluares”

Është publikuar në Prishtinë raporti hulumtues “Tjetri që nuk ekziston”, që ka për qëllim të hedhë dritë mbi informacionet e mangëta dhe të njëanshme për krimet e luftës në Kosovë.

Raporti i bërë nga Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Hulumtuese në Kosovë ka gjetur se institucionet e Kosovës vazhdojnë të kenë mangësi në hetimin dhe dokumentimin e të kaluarës.

Në një diskutim ku mori pjesë edhe ministrja e Drejtësisë në Kosovë, Albulena Haxhiu si dhe ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, u tha se Kosova asnjëherë nuk ka pasur një dokumentim institucional për krimet e luftës së Serbisë në Kosovë.

Ministrja Haxhiu tha se si pasojë e kësaj kur flitet sot për krimet e luftës, masakrat apo numrin e viktimave ka statistika të ndryshme.

“Nuk ka një shifër zyrtare se cilat kanë qenë pasojat dhe dëmet e luftës”, theksoi Haxhiu, e cila tha se pas shumë vitesh Qeveria e Kosvoës themeloi Institutin që do të ketë përgjegjësi dokumentimin e të gjitha krimeve të luftës në Kosovë.

U.d. i Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, tha se pas luftës së vitit 1999 ka qenë Misioni i UNMIK-ut ai që ka pasur kompetenca ekskluzive për trajtimin e rasteve të krimeve të luftës dhe pas UNMIK-ut EULEX-i deri në vitin 2018 kur Prokuroria ka marrë kompetencat ekskluzive për këto raste.

“Që nga marrja e kompetencave është bërë sistemimi i të gjitha rasteve që janë paraqitur në Prokurorinë Speciale dhe tani e kemi një situatë shumë të qartë sa i përket evidentimit dhe ky evidentim ekziston sot në prokurori por që nuk është publikuar për arsye të hetimeve”, theksoi Kelmendi.

Disa prej rekomandimeve që kanë dalë nga ky raport janë: krijimi i bazës së të dhënave për viktimat e luftës; rishikimi i përmbajtjes online në faqet qeveritare; ndërtimi i standardeve për publikimet e reja dhe po ashtu raporti rekomandon që në hapësirat publike të dedikuara për kujtimin e viktimave, të vendosen emrat e të gjitha viktimave.

Për hartimin e këtij raporti, në 15 institucione janë analizuar 5 mijë e 365 artikuj të publikuar prej të cilave është konstatuar se 320 kanë qenë lajme që ndërlidhen me drejtësinë tranzicionale.

The post “Institucionet e Kosovës vazhdojnë të kenë mangësi në hetim dhe dokumentim të së kaluarës” first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Certifikohen noterët e rinj, Haxhiu: Ky proces ka qenë meritor dhe transparent

RTI

Ursula von der Leyen në Ukrainë: Nuk do të mungojë mbështetja e Europës!

rezart morina

BE: Të gjitha pikat e Marrëveshjes duhet të zbatohen, Kosova dhe Serbia kanë detyrime ndërkombëtare

rezart morina