RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

BE: 238 000 vdekje të parakohshme në vitin 2020 për shkak të ndotjes së ajrit

be:-238-000-vdekje-te-parakohshme-ne-vitin-2020-per-shkak-te-ndotjes-se-ajrit

Sipas të dhënave të reja të publikuara nga Agjencia Evropiane e Mjedisit, të paktën 238 000 persona në Bashkimin Evropian vdiqën para kohe në vitin 2020 për shkak të ekspozimit ndaj ndotësve të ajrit.

Analiza nga agjencia tregoi se ndotja e ajrit është “rreziku më i madh për shëndetin mjedisor në Evropë dhe ndikon ndjeshëm në shëndetin e popullsisë evropiane, veçanërisht në zonat urbane”.

Sipas raportimeve të fundit të agjencisë, të paktën 238 000 persona vdiqën para kohe në vitin 2020 për shkak të ekspozimit ndaj grimcave të imta (PM2.5), me rreth 96% të popullsisë urbane të ekspozuar.

Megjithatë, numri i vdekjeve të parakohshme nga ekspozimi ndaj PM2.5 ra me 45% nga 2005 në 2020.

“Nëse kjo situatë vazhdon, BE-ja pritet të përmbushë objektivin e planit të ndotjes zero për një ulje prej 55% të vdekjeve të parakohshme deri në vitin 2030”, shtoi Agjencia Evropiane e Mjedisit.

“Megjithatë, do të nevojiten përpjekje të mëtejshme për të përmbushur vizionin e ndotjes zero për vitin 2050 për uljen e ndotjes së ajrit në nivele që nuk konsiderohen më të dëmshme për shëndetin”, raportoi agjencia. /atsh

Related posts

Szijjarto: Suedia duhet të veprojë ndryshe që t’i bashkohet NATO-s

rezart morina

Ushtria e Somalisë po rimerr zonat kontrolluara nga organizata terroriste Al-Shabaab

admin

Vazhdojnë luftimet në Donjeck

admin