RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Institucionet shtetërore në SHBA përballen me sulme kibernetike

institucionet-shteterore-ne-shba-perballen-me-sulme-kibernetike

Shumë agjenci qeveritare federale në SHBA kanë qenë shënjestër e një sulmi kibernetik global si pasojë e një mangësie sigurie në softuerin e përdorur, njoftuan autoritetet, transmeton Anadolu.

Eric Goldstein i Departamentit Amerikan të Sigurisë Kibernetike dhe Sigurisë së Infrastrukturës, ka thënë për CNN se janë duke ofruar mbështetje për agjenci të ndryshme federale për softuerët e cenueshëm që janë shënjestruar nga hakerët.

“Po punojmë urgjentisht për të kuptuar ndikimin e këtyre sulmeve dhe për të siguruar korrigjimin në kohë”, ka thënë Goldstein.

Goldstein nuk ndau asnjë informacion se nga cili vend apo grupe janë kryer sulmet kibernetike.

Rreth dy javë më parë, sulme kibernetike u kryen në universitete të ndryshme, spitale dhe zyra qeveritare në nivel shtetëror në SHBA.

Siç është njoftuar, një grup hakerësh rusishtfolës, i njohur si CLOP, ka marrë përgjegjësinë për disa sulme kundër agjencive shtetërore në Minesota dhe Illinois, si dhe gjigantit të naftës Shell.

Ekspertët e sigurisë kibernetike kanë theksuar se grupi i hakerëve rusishtfolës mund të jetë i pari që shfrytëzon dobësinë e softuerit, por grupet e tjera mund të ndjekin të njëjtën rrugë për qëllime shpërblese.

Related posts

Përplasje në Kuvendin e Prishtinës, asamblisti i LDK-së: Një militant i LVV-së më ka fyer rëndë

admin

Serbët vazhdojnë protestat në Zveçan, Leposaviq e Zubin Potok

admin

Fidan dënon inkursionin izraelit në territoret palestineze

rezart morina