RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Institucionet shtetërore në SHBA përballen me sulme kibernetike

institucionet-shteterore-ne-shba-perballen-me-sulme-kibernetike

Shumë agjenci qeveritare federale në SHBA kanë qenë shënjestër e një sulmi kibernetik global si pasojë e një mangësie sigurie në softuerin e përdorur, njoftuan autoritetet, transmeton Anadolu.

Eric Goldstein i Departamentit Amerikan të Sigurisë Kibernetike dhe Sigurisë së Infrastrukturës, ka thënë për CNN se janë duke ofruar mbështetje për agjenci të ndryshme federale për softuerët e cenueshëm që janë shënjestruar nga hakerët.

“Po punojmë urgjentisht për të kuptuar ndikimin e këtyre sulmeve dhe për të siguruar korrigjimin në kohë”, ka thënë Goldstein.

Goldstein nuk ndau asnjë informacion se nga cili vend apo grupe janë kryer sulmet kibernetike.

Rreth dy javë më parë, sulme kibernetike u kryen në universitete të ndryshme, spitale dhe zyra qeveritare në nivel shtetëror në SHBA.

Siç është njoftuar, një grup hakerësh rusishtfolës, i njohur si CLOP, ka marrë përgjegjësinë për disa sulme kundër agjencive shtetërore në Minesota dhe Illinois, si dhe gjigantit të naftës Shell.

Ekspertët e sigurisë kibernetike kanë theksuar se grupi i hakerëve rusishtfolës mund të jetë i pari që shfrytëzon dobësinë e softuerit, por grupet e tjera mund të ndjekin të njëjtën rrugë për qëllime shpërblese.

Related posts

Mbi 40 mijë raste të kancerit të lidhura me mjedisin e punës të raportuara në gjithë BE-në në dekadën e fundit

Muhamet Ramadani

Pas shpërthimit të raketës “Falcon 9”, pezullohen fluturimet e kompanisë SpaceX në hapësirë

admin

Zgjedhjet në SHBA/ “Do bëjë gjithçka që mundet për të më ndihmuar”- Donald Trump zgjedh kandidatin e tij për zv.president

admin