Irani po shqyrton mundësinë e një sulmi në Kupën Botërore për të tërhequr vëmendjen nga protestat në vend ku janë vrarë mbi 350 persona, ka pretenduar shefi i Inteligjencës së Izraelit.
Gjeneralmajori Aharon Haliva paralajmëroi se Teherani mund të nisë një sulm në kampionatin e futbollit në Katar për të krijuar jostabilitet në rajon.
Kreu i inteligjencës izraelite shtoi se qëllimi do të jetë që ta tërheqë fokusin larg nga protestat mbarëkombëtare në Iran, raportoi DailyMail.
Protestat po vazhdojnë në Iran që pas vdekjes së Mahsa Aminit në duart e policisë së moralit, më 16 shtator.
Haliva theksoi se ndërsa publiku nuk po qetësohet, Irani me gjasë do të jetë “shumë më agresiv” në përgjigjen e tij.
“Po ju them se iranianët tani po shqyrtojnë ta sulmojnë Kupën Botërore në Katar”, tha ai. /koha