RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Von der Leyen në Aman për të diskutuar për Gazën

von-der-leyen-ne-aman-per-te-diskutuar-per-gazen

Mbreti Abdullah II i Jordanisë ka pritur në një takim të dielën presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen në Aman për të diskutuar mbi luftën në Gazë, raporton agjencia “AP”.

Abdullah ka theksuar nevojën për të vepruar menjëherë në vendosjen e një armëpushimi në Gazë, për të mbrojtur civilët dhe për të siguruar dërgimin e pandërprerë të ndihmave humanitare atje.

Mbreti ka paralajmëruar gjithashtu se vazhdimi i “luftës së shëmtuar nga Izraeli në Gazë dhe shkeljet e tij të paligjshme në Bregun Perëndimor dhe Jerusalem” do të çojnë në një shpërthim të situatës në të gjithë rajonin.

Von der Leyen ka përmendur nevojën për të arritur paqen mes dy shteteve, ka pohuar se ajo nuk pranon përpjekjet për të zhvendosur palestinezët, si dhe ka mbështetur rëndësinë e ruajtjes së statusit historik dhe ligjor në Jerusalem.

Related posts

Vrasja e rreshterit Muhamet Lika, Prokuroria: Vrasja ishte e planifikuar dhe e koordinuar

Kushtrim Guraj

Një i vdekur dhe një i plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Prishtinë

Muhamet Ramadani

Katër të vdekur në Maqedoni nga aksidenti mes veturës dhe kamionit me targa të Kosovës

Hevzi