RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Inteligjenca ruse: I dyshuari për su’lmin me bo’mbë në Moskë u ekstradua nga Turqia

inteligjenca-ruse:-i-dyshuari-per-su’lmin-me-bo’mbe-ne-moske-u-ekstradua-nga-turqia

Shërbimi Federal i Sigurisë Ruse (FSB) njoftoi se shtetasi rus Yevgeniy Serebryakov, i cili u kap me dyshimin se ishte i përfshirë në një sulm me bombë ndaj një automjeti të një oficeri ushtarak rus në veri të Moskës, u ekstradua nga Turqia, transmeton Anadolu.

Në deklaratën e Shërbimit për media të inteligjencës ruse FSB thuhet se i dyshuari u kap në Bodrum, me punën e përbashkët të FSB-së me Ministrinë e Punëve të Brendshme ruse dhe me ndihmën e shërbimeve speciale dhe forcave të rendit të Republikës së Turqisë.

“Yevgeniy Serebryakov, shtetas rus i lindur në vitin 1995, i cili ishte në listën e kërkimeve ndërkombëtare dhe ishte i përfshirë në një incident me bombë në veri të Moskës më 24 korrik 2024, u soll në Rusi më 26 korrik 2024”, thuhet në deklaratë.

Në videon e ndarë me deklaratën, në marrjen në pyetje të parë të Serebryakov-it, ai tha: “Kam kontaktuar në shkurt 2023 me inteligjencën ukrainase për të bashkëpunuar”.

Shpërthimi ka ndodhur në një automjet të parkuar në Moskë, mëngjesin e 24 korrikut. Mësohet se brenda automjetit ishte oficeri ushtarak rus i cili u plagos nga shpërthimi.

Nga hetimet u konstatua se në ngjarje ishte i përfshirë shtetasi rus Yevgeniy Serebryakov, por u kuptua se i dyshuari në fjalë ka ikur me avion nga Moska në Bodrum të Turqisë.

Related posts

Parlamenti bullgar do të debatoj rreth propozimit francez

admin

Sveçla takohet me emisarin britanik, në fokus siguria në veri të vendit

RTI

Kurti publikon fotografitë nga Manastiri i Banjskës, shihen persona të armatosur e të maskuar

admin