RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Inteligjenca turke ndihmon në shpërbërjen e një qelize të DEASH-it që përgatitej për sulme sabotazhi në Damask

inteligjenca-turke-ndihmon-ne-shperberjen-e-nje-qelize-te-deash-it-qe-pergatitej-per-sulme-sabotazhi-ne-damask

Një qelizë e organizatës terroriste DEASH, e cila po përgatitej të kryente sulme sabotazhi në kryeqytetin sirian Damask, është shpërbërë dhe tre terroristë janë kapur pas informacioneve të siguruara nga Organizata Kombëtare e Inteligjencës së Turqisë (MIT), raporton Anadolu.

Sipas burimeve turke të sigurisë, MIT ndau informacionet e mbledhura me Komandën e Shërbimit të Sigurisë së Brendshme të Sirisë dhe me Shërbimin e Përgjithshëm të Inteligjencës.

Inteligjenca siriane, e cila monitoroi hap pas hapi anëtarët e qelizës dhe aktivitetet e tyre, më pas përcaktoi vendndodhjen e saktë të tyre dhe arrestoi tre terroristët Omar Hashim, Mohammad Hamed dhe Hussein Khalaf gjatë një operacioni.

Zbulohet automjet i mbushur me bomba

Njëkohësisht, ekipet për çmontimin e bombave nxorën eksplozivë nga një automjet i lënë në një vend kritik.

Në automjet u gjet një sasi e madhe C4 dhe TNT, eksplozivë të aftë të shkaktojnë shkatërrime të mëdha.

Tre të arrestuarit u dërguan në Drejtorinë kundër Terrorizmit të Shërbimit të Përgjithshëm të Inteligjencës së Sirisë për t’u marrë në pyetje, me qëllim zbulimin e personave që mbështetën qelizën dhe të lidhjeve të mundshme të saj.

Javën e kaluar, një audio mesazh i shpërndarë nga DEASH u bëri thirrje anëtarëve të grupit të jenë të gatshëm për të kryer sulme.

Related posts

Bujqësia dhe turizmi në rrezik nga thatësira në Francë

admin

Forcat Ajrore izraelite thonë se kanë goditur 200 objektiva gjatë natës

Muhamet Ramadani

OBSH paralajmëron për përkeqësimin e krizës humanitare dhe shpërthimin e kolerës në rajonin Kordofan të Sudanit

Kushtrim Guraj