RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe BotëTurqi

Interesim i madh nga qytetarët për anijen më të madhe luftarake turke “TCG Anadolu”

interesim-i-madh-nga-qytetaret-per-anijen-me-te-madhe-luftarake-turke-“tcg-anadolu”

Anija më e madhe luftarake turke “TCG Anadolu”, e cila u bë pjesë e inventarit të marinës turke më 10 prill, i priti qytetarët për vizitë në Portin Sarayburnu në Istanbul, raporton Anadolu.

Qytetarët shfaqin interesim të madh për anijen, brenda së cilës gjendet edhe mjeti i parë në botë pa pilot i armatosur.

Shumë qytetarë u rreshtuan në hyrje të portit për të vizituar anijen, ndërsa realizuan fotografi kujtimi.

Duke u shprehur se “TCG Anadolu” është krenari, vizitorët u shprehën se besojnë se do të ndërtohen anije të reja dhe më të mira për marinën turke.

Anija sot do të qëndrojë i hapur deri në orën 18:00 me kohën lokale, ndërkaq, do të mund të vizitohet edhe mes datave 18-23 prill nga ora 10:00 deri në 18:00.

“TCG Anadolu” më 24 prill do t’i përshëndesë qytetarët duke kaluar nga Bosfori.

Anija “TCG Anadolu” do të jetë në gjendje të transferojë njësi me madhësi batalioni në një vendndodhje specifike me mbështetjen e saj logjistike, pa pasur nevojë për mbështetje në bazën amë.

“TCG Anadolu” mund të mbajë katër automjete të mekanizuara, dy automjete personeli, dy mjete të tjera ndihmëse si dhe aeroplanë, helikopterë dhe dronë.

Anija “TCG Anadolu” është 231 metra e gjatë dhe 32 metra e gjerë dhe mund të transportojë një ngarkesë prej rreth 27 mijë tonësh.

Siç raportohet, “TCG Anadolu” do të jetë shumë i rëndësishëm për marinën turke, veçanërisht me dronët e armatosur që do të vendosen në anije.

Related posts

Cikloni “Mocha” i afrohet Cox’s Bazar, kampit më të madh të refugjatëve në botë – VIDEO

rezart morina

Mjekët turq po punojnë në shmangien e sëmundjeve nga tërmeti

admin

Borrell: Takimet me Kurtin e Vuçiqin në Munih, të pasuksesshme

admin