RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

INTERPOL-i lëshon urdhërarrest edhe për 11 persona për sulmin në Banjskë

interpol-i-leshon-urdherarrest-edhe-per-11-persona-per-sulmin-ne-banjske

Organizata ndërkombëtare e policisë INTERPOL ka lëshuar udhër arrest edhe për 11 persona të tjerë për sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë.

Kështu raporton mediumi serb Nova.rs, transmeton teve1.info

Një urdhërarrest, INTERPOL-i e ka lëshuar dje edhe për ish-nënkryetarin e Listës Serbe, Millan Radoiçiq.

Lajmin e konfirmoi për Radion Evropa e Lirë Nenad Rashiq, ministër për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës.

Ai tha se urdhri është lëshuar me ndërmjetësimin e misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, UNIMK, në bazë të kërkesës së Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës.

Meqë Kosova nuk është anëtare e Interpol-it, urdhërarrestet ndërkombëtare lëshohen në këtë mënyrë.

Related posts

Themelohet Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit

admin

Një tërmet 5.2 ballë godet Kinën jugore, dy të vdekur dhe një i zhdukur

Muhamet Ramadani

Kryeministri spanjoll bën thirrje për reformë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, dënon gjenocidin në Gaza

Hevzi