RTV AHIRETI
Lajme

IPK heton reagimin policor në Qendrën e Numërimit të Votave në Mitrovicë të Jugut

ipk-heton-reagimin-policor-ne-qendren-e-numerimit-te-votave-ne-mitrovice-te-jugut

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka nisur hetimet pas një ankese të pranuar lidhur me reagimin e zyrtarëve policorë në Qendrën Komunale të Numërimit të votave (QKN) në Mitrovicën e Jugut.

Sipas njoftimit zyrtar, ankesa dhe informatat janë pranuar mbrëmjen e djeshme, pas çka hetuesit e IPK-së kanë dalë në vendin e ngjarjes për të verifikuar pretendimet se disa veprime hetimore janë ndërmarrë pa autorizimin e prokurorit kompetent.

“Hetuesit e IPK-së kanë ndërmarrë veprime paraprake hetimore për të verifikuar nëse zyrtarët policorë kanë vepruar pa autorizim të prokurorit”, thuhet në komunikatë, ku theksohet se veprimet po kryhen në bazë të autorizimeve ligjore të IPK-së, duke respektuar pavarësinë operacionale të Policisë së Kosovës.

Nga veprimet fillestare hetimore, dyshohet se gjatë reagimit dhe hyrjes së policisë në Qendrën e Numërimit nuk janë respektuar disa nga procedurat e përcaktuara me Planin Operativ të Policisë së Kosovës për procesin zgjedhor.

IPK ka bërë të ditur se hetimet do të vazhdojnë në koordinim të plotë me Prokurorinë e Shtetit, ndërsa do të përfshihen edhe konsultimet me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për të sqaruar të gjitha rrethanat e rastit.

The post IPK heton reagimin policor në Qendrën e Numërimit të Votave në Mitrovicë të Jugut first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Kosova kthen në kufi 1080 litra vaj ulliri me origjinë nga Lushnja të dedikuara për eksport, AUV: U transportua në kushte jo të mira higjienike dhe pa të dhënat e produktit

admin

“Karrikimi i minavënësit” të Ballkanit në Izrael

RTI

Rritet fuqia e pasaportës së Kosovës, qytetarët mund të udhëtojnë pa viza në 81 vende

admin