RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Irak, gruaja 60-vjeçare i zgjon njerëzit për syfyr me defin e saj

irak,-gruaja-60-vjecare-i-zgjon-njerezit-per-syfyr-me-defin-e-saj

Nahi Arif Muhammed (60), e cila jeton në qytetin Sulejmanije të Irakut, ka 10 vjet që i zgjon njerëzit për syfyr me defin e saj në Ramazan.

Krahas daulleve, që janë bërë traditë gjatë Ramazanit, Nahi nga Sulejmanija endet rrugëve të qytetit me një def në kohën e syfyrit.

Nahi, nënë e 3 fëmijëve, nuk ka të ardhura nga kjo punë që ka vite që e bën.

– Mësoi t’i binte defit në teqe

Nahi, e njohur edhe si “Halife Nahi” në mesin e banorëve të Sulejmanijes, për Anadolu tha se prej 10 vitesh endet rrugëve duke luajtur me dajre për të zgjuar njerëzit në syfyr.

“Kam shërbyer në medrese dhe teqe. Këtë punë e bëj për hir të Allahut. Nuk e bëj për askënd. Këto gjëra i bëj vetëm për hir të Allahut, jo për të fituar të ardhura”, tha ajo.

Nahi, e cila tregoi se ka shërbyer në teqen e Shejh Muhammed Kesnezanit për dy vjet dhe ka qenë brenda kulturës së teqes për shumë vite, tha se ajo mësoi t’i binte dajres aty.

– Njerëzit dalin në ballkone dhe xhirojnë

“Nëse moti është i mirë, unë i zgjoj njerëzit natën me zhurmën e dajres që të dalin dhe të përgatiten për agjërimin. Kur bie shi, nuk mund të dal sepse nuk mund të mbaj çadrën dhe të luaj me dajre”, tha Nahi.

Duke u shprehur se i pëlqen të luajë me dajre në rrugët e qytetit, Nahi theksoi se do të vazhdojë ta bëjë këtë punë për aq kohë sa ia mundëson shëndeti.

“Është pak e vështirë për gratë e komunitetit musliman që të luajnë dajre jashtë natës. Prandaj ndonjëherë gratë dalin në ballkone dhe më xhirojnë sepse u duket interesante. Por, mua më duket shumë normale”, tha Nahi.

Related posts

Biden mbi ar’mëpushimin në Ga’za: Është i mundur para përfundimit të mandatit presidencial

Muhamet Ramadani

Kurti udhëton për në Turqi, do të ketë konferencë të përbashkët me Erdoganin

Muhamet Ramadani

SHBA, gjyqi ndaj Nicolas Maduros fillon në qershor 2027

Hevzi