RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Irak, një sulm ajror shënjestron selinë e grupit të milicisë Hashd al-Shaabi

irak,-nje-sulm-ajror-shenjestron-seline-e-grupit-te-milicise-hashd-al-shaabi

Pamjet që supozohet se lidhen me sulmin, burimi i të cilëve mbetet i panjohur, qarkulluan në platformat e mediave sociale

Një sulm ajror ka shënjestruar selinë e grupit të milicisë Hashd al-Shaabi në provincën Babil të Irakut, transmeton Anadolu.

Pamjet që supozohet se lidhen me sulmin, burimi i të cilëve mbetet i panjohur, qarkulluan në platformat e mediave sociale.

Autoritetet nuk kanë lëshuar një deklaratë për sulmin e supozuar.

SHBA mohon pretendimet për kryerjen e sulmeve ajrore në Irak

Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) ka mohuar raportet se Washingtoni ka kryer sulme ajrore në Irak, transmeton Anadolu.

“Ne jemi në dijeni të raporteve që pretendojnë se SHBA-ja ka kryer sulme ajrore në Irak sot. Këto raporte nuk janë të vërteta. SHBA-ja nuk ka kryer sulme ajrore në Irak sot”, shkroi CENTCOM në platformën sociale X.

Related posts

Më shumë se 20 të vr’arë në sulme të ndara iz’raelite në Ga’za

Muhamet Ramadani

NATO-ja dislokon forca shtesë në Kosovë

admin

Osmani: Nga 1 korriku, Maqedonia e merr kryesimin e Procesit të Bashkëpunimit në Europën Juglindore

Muhamet Ramadani